Sot pas takimit mes presidentit të vendit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk, që të dy dolën për pres konferencë sa i përket takimit, përcjellë Zhurnal.
Takimi mes Pendarovskit dhe Donald Tusk ishte si pjesë e takimeve të vazhdueshme të krerëve të Maqedonisë së Veriut, si mënyrë për të frymëzuar dhe bindur anëtarët e BE-së për të dhënë datë për negociata për Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi se personalisht ai beson se është i mundur vetëm një vendim, e ajo është fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE.
“Si kryetar i Këshillit Europian nuk dua të prejudikoj. Bëtë gjithçka që u prit nga ju, por të jem i sinqertë, jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së janë të përgatitura të sjellin vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim në ditët në vijim. Çështja nuk është “nëse” do të fillojnë, por “kur?” do të fillojnë. Jam i kujdesshëm për këtë çështje sepse e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes 28 vendeve anëtare zgjatë më shumë sa unë do doja. Por, nuk ka dyshim se vendi i shtetit tuaj dhe të rajonit është në BE”, deklaroi Tusk.