Pendarovski-Duda: Polonia mbështet integrimin e RMV-së

Republika e Polonisë mbështet integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi sot presidenti i Polonisë Andërzej Duda në konferencën e përbashkët me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Gjatë takimi dy presidentët bashkë kanë konstatuar se nevojitet thellim i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

Marketing

“Dëshirojmë që shtetet e Ballkanit Perëndimore të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet ta pranojmë se ky bashkëpunim ka nevojë për më shumë”, deklaroi Andërzej Duda, president i Polonisë.

Nga ana tjetër presidenti Pendarovski theksoi faktin se ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë nuk ka çështje të hapura.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot jam për vizitë në Republikën e Polonisë. Me presidentin Duda biseduam dhe bashkë konstatuam se duhet të përforcohet bashkëpunimi ekonomikë. Së shpejti Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Këtë javë duhet të shpaloset edhe metodologjia e re. Në jemi të gatshëm dhe të përgatitur që të pranojmë metodologjinë e re, vazhdojmë të punojmë për përmbushjen e reformave. Mbështetja e Polonisë është shumë e mirëseardhur”, tha Pendarovski.