Ballina Lajme Maqedoni Pendarovski: Është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme të luash me kartën e...

Pendarovski: Është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme të luash me kartën e nacionalizmit

Në intervistën e sontme për televizionin Alsat, kandidati për president Stevo Pendarovski, ndër të tjera ka folur edhe për nacionalizmin, për të cilin tha se është i rrezikshëm për t’u përdorur në retorikën e përditshme, sepse qytetarët nuk janë të vetëdijshëm që politikanët e thonë vetëm për të fituar pikë politike.

Marketing

“Po, pas zgjedhjeve? Po përçarja tashmë e krijuar nga retorika juaj mes qytetarëve të thjeshtë? Ata nuk janë politikanë që të dinë se shpesh manipuloni me vetëdije. Edhe pse në rastin konkret nuk jam aspak i bindur se Siljanovska Davkova po manipulon me këtë fjalor sepse do të donte të merrte më shumë vota. Jo. Së pari, ajo nuk llogarit në votat e shqiptarëve dhe të bashkësive të tjera etnike, veçanërisht të shqiptarëve dhe së dyti, ajo beson në të. Nuk mund të jeni kundër gjithë këtyre dokumenteve dhe akteve që e bënë Maqedoninë stabile dhe anëtare të NATO-s, nga viti 2001 e deri më sot, për një çerek shekulli, dhe le të jetë vetëm për qëllime elektorale”, theksoi Pendarovski.

Exit mobile version