Pendarovski falënderoi Senatin edhe në gjuhën shqipe

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i shprehu mirënjohjen Senatit amerikan për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Marketing

“Faleminderit Shteteve të Bashkuara për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në NATO në Senat. Partneriteti Strategjik SHBA-Maqedoni Veriore vazhdon në Aleancë, duke kontribuar në stabilitetin global dhe sigurinë “, theksoi kreu i shtetit.

Pendarovski të njëjtën e shkroi edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Marketing