Presidenti Stevo Pendarovski sot paradite e filloi vizitën dyditëshe zyrtare në Republikën e Serbisë. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para Pallatit Serbia në Beograd.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.
Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor.