Pendarovski firmos ligjet e reformës sociale

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar tre ligjit e reformës në mbrojtjen sociale, ligji për siguri sociale për personat e moshuar, ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të fëmijëve.

Marketing

Implementimi i këtyre tre ligjeve siç thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit është me interes esencial për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçmas për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, ndërsa në funksion të sigurimit të drejtësisë dhe sigurisë sociale.

Me ligjin për mbrojtje sociale përmirësohen shërbimet sociale që dorëzohen deri te shfrytëzuesit e fundit dhe efektivitetit në kompensimin në para në drejtim të sigurimit të barazisë më të madhe në shoqëri.

Me ligjin avancohen të drejtat dhe mundësohen kushte më të mira për personat me aftësi të kufizuara. Shuma e kompensimit për pagën për orar të shkurtuar të punës për prindin i cili ruan fëmijë me aftësi të kufizuara rritet dhe arrin deri në 50 për qind nga paga mesatare neto. Me ligjin kryhet harmonizim i legjislatives kombëtare me atë evropiane.

Me ligjin për siguri sociale për personat e moshuar rritet efektivitetit i kompensimit në para për këtë kategori të qytetarëve dhe uljes së përqindjes së varfërisë tek personat e moshuar mbi 65 për qind.

Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, rritet qasja te të drejtat e shtesës fëmijërore për fëmijë nga amvisëritë dhe familje me të hyra të vogla dhe të pranuesve të ndihmës minimale të garantuar. Vendoset edhe e drejtë e shtesës në arsim për fëmijë të moshës shkollore të familjeve më të hyra të vogla dhe fëmijë për shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar. Masat janë në funksion të zvogëlimit të varfërisë tek fëmijët. Shtesa fëmijërore në vend se deri tani 3.200 fëmijë do ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, derisa shtesën arsimore në vend të 3.800 fëmijëve, do ta shfrytëzojnë 64.316 fëmijë.

Marketing