Pendarovski: Forcë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urime për qytetarët me rastin e festës së Krishtlindjeve. Përkujtoi se sivjet kjo ditë po festohet në një atmosferë tjetër, të shkaktuar nga pandemia, dhe apeloi për të  respektuar vazhdimisht masat e mbrojtjes.
“Megjithatë kjo nuk na pengon të dëshirojmë gjëra të bukura. Të lëmë anash zemërimin dhe urrejtjen. Të komunikojnë me njerëzit e tjerë me gjuhën e dashurisë, të falim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jemi solidarë dhe të bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të dalim fitimtarë jo vetëm në luftën kundër pandemisë, por edhe me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tjera me të cilat jeta na përball. Në kohë të tilla, ne kemi nevojë për besim, energji pozitive dhe respekt të ndërsjellë. Festimet duhet të jenë një motiv shtesë për të qëndruar të foprtë para të gjitha tundimeve. Nga drita dhe ngrohtësia e kësaj feste të marrim forcë, shpresë dhe vullnet, për të krijuar një të tashme më të mirë dhe një të ardhme më të lumtur.”, tha presidenti Stevo Pendarovski.
Marketing