Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave nuk i përfshin aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në përgatitjen e ngjarjeve të Kumanovës. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Pendarovski nuk kishte dilema se është ngjarje e dakorduar.
Përfshihen kryesisht njerëzit që në aspektin operativ hynë në terren dhe i shkaktuan problemet e sigurisë në Kumanovë. Me sa e di unë, ndërsa e kuptoj këtë fushë, nuk përfshihen njerëzit që kanë dhënë urdhër të bëhet kjo, pasi bëhet fjalë për ngjarje të dakorduar, të mos ketë dyshime askush për këtë. Dhe njerëzit që kanë realizuar, t’i quaj ashtu, përgatitje paraprake për këtë ngjarje të ndodhë, dhe ato ndodhën në territorin e Kosovës dhe territorin e Serbisë Jugore -deklaroi Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski këmbëngul për hetim ndërkombëtar për “Lagjen e Trimave” dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që të kërkojnë ndihmë juridike të drejtpërdrejtë ndërkombëtare.
Të kuptohemi, sipas dispozitave tona, nuk mund të ketë polici të huaj, shërbim të huaj, drejtpërdrejtë të ndërmarrë aktivitete ekzekutive të çdo lloji jo vetëm në këtë aspekt, megjithatë mund të ndihmojë. Nuk e di përse kjo deri më tani nuk është bërë. Kjo nuk është pyetje që unë t’i përgjigjem, megjithatë ua them se edhe mua më interesonte sepse pohoj se rast i cili ka aspekt ndërkombëtar, ndërsa të përfshirë janë tri shtete, do të ishte mirë të punohet me aksion të përbashkët ndërkombëtar – tha Stevo Pendarovski, president.
Në intervistën për emisionin “360 gradë” që do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat, Pendarovski flet edhe për pjesëtarët e shërbimeve maqedonase të sigurisë që lidhen me ngjarjet e Kumanovës.