Në ClickPlus presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka treguar se para disa muajsh ka pasur takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“Kisha 2-3 minuta me Bidenin dhe mendova në çfarë mënyre ta shfrytëzoj që të na map-ojë si vend, pasi ata janë një fuqi aq e madhe, kurse ne jemi një nga shtetet më të vogla. Unë iu qasa me një fjali: Unë jam president i shtetit, i vetmi në botë që e ndryshoi emrin për të hyrë në NATO. Tha se e çmojnë këtë fakt”, tha Pendarovski.
Më tej ka treguar se është pyetur nga Biden për situatën në rajon, dhe ky “ankuar për vakumin që është krijuar dhe që krijon hapësirë për depërtim të fuqive ekstrarajonale”.
Në pyetjen se çfarë i propozon si zgjidhje, Pendarovski është përgjigjur:
“Të lëshoni në terren njerëz, siç është propozimi juaj i fundit Kristofer Hill, njerëz që e dinë rajonin dhe më tepër, njerëz që e dinë mentalitetin e popujve të Ballkanit”, tha më tej Pendarovski.