Pendarovski: I nevojshëm vetingu tek gjyqtarët

“Duhet veting për gjyqtarët” u shpreh Stevo Pendarovski sonte në “Click Plus” në TV21.

Marketing

Ai tha se problemi më i madh i gjyqësorit është se lëndët mbahen në sirtar.

“Gjyqtarët i mbanin nëpër sirtare dhe lëndët u vjetërsuan. Për 7.5 vjet ata nuk mundën të bënin asgjë dhe ndoshta kërkuan edhe më shumë kohë për t’u dhënë kohë. Prandaj është i nevojshëm vetingu. Nëse dikush mban një send dhe nuk mund të marrë një vendim të shkallës së parë. Gjyqtari për 27 prillin, në një çështje komplekse në të cilën janë përfshirë shumë persona, për 1,5 vjet është marrë aktgjykimi i shkallës së parë, kështu që gjithçka ka qenë e mundur”, tha Pendarovski.