Pendarovski: Imunizimi të mos ndërpritet, pamjet e vaksinimit në Serbi- një turp për vendin tonë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të 12-të Sigurisë ka deklaruar se në takim është diskutuar lidhur me aktivitetet e organeve në lidhje me pandeminë.

Marketing

“Kapacitetet janë të ngarkuar deri në maksimum. Anëtarët kanë kërkuar shfrytëzimin e resurseve që çdo qytetarë që të merr ndihmën e duhur. Shteti nuk duhet të lejojë asnjë qytetarë të mos ngelet pa trajtim shëndetësor. Ministri Filipçe tha se kjo nuk ka ndodhur dhe as që do të ndodhë në të ardhmen”, tha Pendarovski.

Ai tha se politikanët duhet të japin shembull për të respektuar ligjet dhe masat.

“Imunizimi do të fillojë nga nesër. Kam kërkuar që autoritetet që ky proces të rrjedh në mënyrën më të duhur dhe ndalesa nuk duhet të ketë. Këtë nuk e kërkojë vetëm unë, por edhe gjithë popullata. Fotografit si në vikend nuk duhet të përsëriten, por kjo ishte turp për shtetin tonë. Shteti duhet të gjejë mënyrë që shtetasit t’i vaksinojë këtu në vendin tonë”, u shpreh më tej Pendarovskit.