Pendarovski-Makron: Metodologjia e re e Bashkimit Evropian duhet të miratohet deri në mars

Metodologjia e re e Bashkimit Evropian duhet të miratohet deri në mars, nëse për këtë merren vesh 28 vendet anëtare të BE-së. Kështu ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski, pas takimit me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Marketing

Presidenti Makron ka filluar me pastrimin e metodologjisë, ka propozuar një “non paper” deri tek vendet anëtare. Pret që ajo të shqyrtohet në një ose dy muajt e ardhshëm me vlerësime apo amendamente nga vendet anëtare. Pret që metodologjia e re të miratohet deri në Mars, por kur keni organizatë ndërkombëtare që ka 28 vende anëtare nuk mund të jeni të sigurt, mirëpo pret që para marsit të sillet metodologjia e re e reviduar – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski tha se në samitin e BE-së në Zagreb, më 6 maj 2020, mund të merret ndonjë vendim lidhur me negociatat e pranimit me Maqedoninë, por se për momentin nuk asgjë konkrete. Ai tha se në takimin me presidentin francez Makron, ka theksuar qatë se për Maqedoninë e Veriut nuk është e pranueshme asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE.

I thash se për mua dhe popullin tonë është me rëndësi se ne nuk pajtohemi me asnjë alternativë të anëtarësimit të plotë. Kjo mund të zgjas me vite, por ne nuk pranojmë asnjë lloj alternative të llojit të Zonës evropiane ekonomike, të fqinjësisë evropiane e të tjera. Më tha qartë, asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i tij që të na japë alternativë për anëtarësimin e plotë. Por vetëm dëshiron ta përmirësojë procesin, që të mos prodhohen vetëm suksese burokratike, ndërsa suksese jothelbësore tek vendet anëtare – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski gjithashtu bëri të ditur se presidenti francez, Makron do të vizitoj Maqedoninë në gjashtë muajt e parë të vitit 2020.