Pendarovski: Maqedonasit e patën të vështirë të përpijnë mënyrën se si shqiptarët fituan të drejtat me MO

Për maqedonasit, përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat që marrin shqiptarët nuk ishin aq të diskutueshme, sa mënyra se si u arrit ajo. Ky është vlerësimi i presidentit Stevo Pendrovski, i dhënë në një intervistë për Dojçe Velle. Ai mendon se kjo është arsyeja kryesore pse marrëveshja kurrë nuk mori mbështetjen e shumicës së maqedonasve dhe kjo është arsyeja pse e sheh sfidën kryesore për të gjithë brezin aktual të politikanëve, për të shpjeguar se askush nuk mund të humbasë nëse dikush tjetër fiton të drejtat. Sipas Pendarovskit është veçanërisht e rëndësishme që të drejtat që morën shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit nuk ishin në kurriz të humbjes së të drejtave të maqedonasve.

Marketing

Pendarovski ka deklaruar se angazhimi i vazhdueshëm ndaj marrëveshjes ishte i nevojshëm për udhëheqësit e të dy bashkësive etnike, sepse për shumicën e maqedonasve marrëveshja konsiderohej kapitullim, dhe prej disa shqiptarëve vinin kritika se ajo nuk shkonte plotësisht në përputhje me kërkesat e UÇK-së në deklaratat e saj të para – për një zgjidhje territoriale të problemeve etnike. Sigurisht një parakusht kritik ishte sinkronizimi i pjesës evropiane dhe atlantike të aleancës perëndimore, e cila ndodhi në kohë, ndryshe nga konfliktet e mëparshme ballkanike.