Pendarovski: Maqedonia anëtare e NATO-s në fillim të 2020

Maqedonia pret të bëhet anëtarë fuqiplotë e NATO-s në tremujorin e parë të vitit 2020 ka deklaruar në pres konferencën e sotme në Qeveri, koordinatori nacional Stevo Pendarovski.

Marketing

“Presim që negociatat inkuadruese të përfundojnë deri në Vitin e Ri dhe pastaj tërë procesi do të përcillet në Parlamentin grek dhe Parlamentet e shteteve tjera anëtare. Ratifikimi do të duhet të zgjas deri në vitin e ardhshëm që të bëhemi anëtare e NATO-s në tremujorin e parë të vitit 2020”, ka thënë Pendarovski.

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar, madje konceptin e strukturës nacionale për udhëheqjen e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Siç ka informuar Pendarovski në strukturën nacionale ka tre trupa. Në nivel më të lartë politik do të ketë Komitet për integrim në NATO, trupi i dytë është Komiteti i Punës për integrim në NATO, ndërsa trupi i tretë është Sekretariati për plan operativ dhe logjistik.

“Në Komitetin për integrim do të jenë përfaqësues të të gjitha trupave, organeve, institucioneve dhe ministrive që kanë lidhshmëri me integrimet në NATO”, ka thënë Pendarovski duke shtuar se atë trup do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev.

Shpenzimet për Maqedoninë për obligimet ndaj NATO-s do të sillen jo më shumë se 500 mijë euro në nivel vjetor, ka thënë Pendarovski.