Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në hyrje të Samitit të NATO-s në Madrid tha se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, përcjell TV21.
“Në lidhje me aleancën e NATO-s, kjo luftë në Ukrainë ka provokuar edhe më gjerë disa nga kërcënimet hibride me të cilat jemi përballur minimum në 4 vitet e fundit. Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut mund të ju them se jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e emrit, të cilin e ndryshuam për t’u bërë anëtare të NATO-s”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së
Pendarovski para samitit përmendi edhe pikat e brishta në Ballkanin Perëndimor, të cilat mund të jenë shkas për destabilizim të rajonit.
“Janë ende disa pika të brishta në rajon, e dine të gjithë, Veriu në Kosovë, Republika Serbe, pika të brishta për të cilat jemi më të vëmendshëm, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor por të gjithë aleatët perëndimor duhet të kenë më shumë kujdes për këto pika të buta, të brishta, në të kundërtën, destabilizimi i gjithë rajonit mund të fillojë diku”, tha Pendarovski./tv21.tv