Pendarovski: Marrëveshja me Greqinë nuk i dëmton shqiptarët

Marrëveshja me Greqinë nuk dëmton as identitetin e maqedonasve dhe as atë të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në vend. Kështu është shprehur në emisionin e sontëm “Studio e hapur”. Kordinatori për NATO, Stevo Pendarovski. Ai thotë se pikërisht për të mos cënuar identitetin etnik të shqiptarëve, në marrëveshje është paraparë edhe mundësia e shtetësisë “qytetarë të Maqedonisë së veriut”.

Marketing

“Ekziston një dispozitë rreth asaj që ne e përkthejmë si shtetësi, mos ti lodhim njerëzit, por dëgjoj interpretime se ajo nënkupton nacionalitet ose përkatësi etnike, kjo do të thotë vetëm në shtetet që janë shtet-kombe. Në përkthim të gjithë që jetojnë në këto kufij të quhen maqedonas, ndërsa kjo nuk është si rast tek ne. Pra, popull maqedonas në këtë kuptim se të gjithë deklarohemi maqedonas, ndërsa ju do të thoni po unë jam maqedonas me origjinë shqiptare, një gjë të tillë nuk ka në Maqedoni. Prandaj ne këtë në mënyrë të drejtë e përkthejmë si shtetësi, në kuptim të drejtë, kontakt spona meq njeriut dhe shtetit. Nëse nesër të duhet edhe për të mirë edhe për të keq, ta dish ku të drejtohesh, kush të mbron. Ata që se kanë këtë janë apatri, domethënë nuk kanë asnjë shtet, atdhe në kuptim të mbrojtjes. Tek ajo dispozitë në marrëveshje qëndron macedonian dhe ekziston një slesh apo vij të thyer dhe thotë qytetarë të…Tani maqedonasit pyesin pse mos të jetë vetëm maqedonase. Sepse në këtë shtet ekzistojnë edhe njerëz të tjerë”, tha Pendarovski.

Marketing