Pendarovski: Më 24 prill t’u tregojmë se jemi më të mirë

Kandidati për president Stevo Pendarovski tha sot pasdite nga Demir Hisari se nëse qytetarët të mërkurën dalin masivisht dhe rrethojnë numrin 1, fituesin do ta përcaktojnë më 8 maj.

Marketing

“Tani më 24 prill le t’u tregojmë se e dimë se cili është opsioni i duhur, opsioni 1 dhe të përcaktojmë fituesin më 8 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, tha Pendarovski.

Duke falënderuar banorët e Demir Hisarit për mbështetjen e dhënë, Pendarovski theksoi se bashkë me kandidatët për deputetë po luftojnë për një jetë më të mirë për të gjithë, që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të kenë sukses. Ai shtoi se struktura aktuale politike arriti ta kthejë Maqedoninë në skenën politike ndërkombëtare, të ruajë gjithçka që është maqedonase dhe në të njëjtën kohë ta sjellë vendin në NATO dhe të fillojë negociatat me BE-në.

Marketing