Thiago Silva largohet nga Chelsea

Mbrojtësi Brazilian Thiago Silva ka marrë vendim për largim nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Marketing

Vendimi është marrë dhe ai pritet të largohet si transfer i lirë.

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka raportuar se nuk kishte asnjë propozim konkret nga Chelsea.

Mbrojtësi veteran kishte refuzuar largimin në muajin janar me qëllim që të ndihmonte bashkëlojtarët e tij.

Ai ende nuk ka vendosur për ekipin e ardhshëm, por raportohet se Fluminense nga Brazili është duke insistuar në kthimin e tij.

Marketing