Pendarovski: Me Bullgarinë kemi histori të ndara

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i ftuar sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, foli edhe për Marrëveshjen me Bullgarinë, ku ndër të tjera tha se me Bullgarinë kemi histori të ndara dhe shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje e përbashkët.

Marketing

Qëndrimi im është ky në lidhje me deklaratën bullgare. Këtu ka disa elemente, që shkojnë direkt jo drejt Marrëveshje së Prespës, jo vetëm që janë anakronik sipas tendencave në Evropë në dekadat e fundit, por shkon në kundërshtim direkt ndaj disa postulateve të Marrëveshjes sonë bilaterale me Bullgarinë. Ne nuk themi se në negociatat me BE-në, duhet të përcaktojmë përkatësi etnike për dikë që ka jetuar 150 vjet më parë. Mendoj se edhe në intervistën tuaj para një viti fola për këtë temë, shprehja kyçe i përdorur në atë dokument bilateral është histori e ndarë, dhe jo historia e përbashkët ku do të thoni deri në vitin 1944 ka qenë gjithçka bullgare dhe ti vetëm duhet ta nënshkruash. Por, figura dhe ngjarje jo të gjithë deri në vitin 1944, por disa prej tyre, ngjarje dhe figura që janë të rëndësishme si për ty dhe për mua, si për Bullgarinë dhe për Maqedoninë. Pra është shprehja “histori e ndarë”. Për ty është me rëndësi, ashtu si edhe për mua prandaj e mësojmë dhe e respektojmë. Prandaj në situata të caktuara merremi vesh që ta kremtojmë bashkërisht si për Kirilin dhe Metodin, edhe më parë, para se të fillojë komisioni me punë. Me vite kishte delegacion bullgar dhe maqedonas, shkonin në Vatikan etj. Nëse mbështetemi në atë shprehje që është pjesë përbërëse e marrëveshjes bilaterale, ne shumë shpejt do të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Në të kundërtën nëse insistojmë se deri më vitin 1944 është histori e përbashkët, apo lexoje histori bullgare, atëherë nuk kemi pse të negociojmë. Sidomos, nëse Bullgaria vërtetë insiston të gjendet narrativ i përbashkët për Goce Dellçevin, për Kryengritjen e Ilindenit dhe shumë të tjerë- tha Pendarovski.