Menjëherë pas miratimit të pakos së Ligjeve për ndërimin e Koridorit 8 dhe 10D,ato janë dërguar për nënshkrim tek Kryetari i shtetit Pendarovski.Kryeministri Dimitar Kovaçaevski pret nga Presidenti që pas shqyrtimit ti nënshkruaj dekretet, sepse sipas tij ,kjo është në të mirë të qytetarëve.
Përsëriti se bëhet fjalë për Ligje të cilat jo vetëm që janë të nevojshme për ndërtimin e projektit me “Bechtel dhe Enka” por edhe për harmonizimin e legjislativës për ndërtimin e projekteve të shpejta infrastrukturore.
“Kryetari i shtetit është jurist, i cili në kabinetin e tij ka jurist me përvojë dhe në bazë të analizës së tyre do ta thotë fjalën e fundit sa i përket ligjeve për “Bechtel dhe Enka””, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Paritia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë se po miratohen marrëveshje të dëmshme për vendin përmes proceseve jo trasnparente.
“Me flamur evropian ,me forcë e kaluan atë marrëveshje të famshme për “Bechtel dhe Enka”ku për herë të parë në histori në cilën do Qeveri miratohet ligj i tillë special ,ku nuk do të vlejnë shumë ligje të tjera.E shkelën rendin kushtetues”, theksoi zv/kryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.
Pesë ligjet për ndërtimin e koridoreve pas 3 javësh diskutim dhe akuza nga opozita u votuan me 62 vota për dhe 43 të përmbajtur.Nga presidenca kanë njoftuar se do të sjellin vendim pasi ti shqyrtojnë verzionet e fundit të ligjeve.