Pendarovski me mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka dërguar urim deri te qytetarët me rastin e 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Marketing

Në këtë ditë, thuhet në urimin e Pendarovskit, kujtojmë të rinjtë trima, të cilët në pamundësi për të përballuar gjendjen e vështirë të popullit maqedonas të pafavorizuar, në vitin 1893 e formuan Organizatën revolucionare maqedonase.

“Të frymëzuar nga kjo ide, breza të tërë patriotësh iu bashkuan luftës së gjatë për një republikë të lirë maqedonase, të bazuar në idealet e drejtësisë, lirisë dhe një jete dinjitoze, në të cilën do të ketë vend për çdo burrë e grua, pa dallim kombësie, gjuhe dhe feje. Ai vizion trim që i lidhi Ilindenin 1903 dhe KAÇKM 1944, u realizua përfundimisht më 8 shtator të vitit 1991 në shtetin e pavarur maqedonas”, thotë kreu i shtetit Pendarovski