Kreu i vendit, Stevo Penadrovski në “Click Plus” në TV21 tha se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese deri në fund të nëntorit. Presidenti thotë se për dallim prej qeveritarëve, ai është realist i mirinformuar dhe e sheh që opozita për momentin nuk është e gatshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Do të thotë nuk do të ndodhin, e dimë se nuk do të ndodhin. Ju i ndiqni edhe ngjarjet e Kuvendit dhe politikën me vite”, tha Pendarovski.
Gazetari: Po president, por nga Qeveria janë optimistë, ja mbrëmë edhe shefi i diplomacisë Osmani në deklaratë tha se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.
“E dini cili është dallimi mes meje dhe atyre, nuk është me rëndësi emrin dhe mbiemrin e kujt e përmendni, ata që thonë ashtu. Unë jam realist i mirinformuar. -Nuk do të ndodhin? Jo, për këtë periudhë që po flisni, jo. “Tamam puna”. Do të ndodhte ndonjë lëvizje në Kuvend, nuk mund që të bien nga qielli dhe të thonë, 8-9 persona kanë ndërruar anë, ndërsa deri tani, të gjithë me deklarata në noter thonë se assesi nuk do të votojnë për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Pendarovski.