Unë në këtë moment jam realist dhe optimist i matur. Bisedova me kryeministrin Zoran Zaev, ai është me karakter të tillë, optimist gjithnjë e më i madh se unë dhe të tjerët, udhëheqësia shtetërore, kur ne na bie shpirti ai na ngre.
Këtë e deklaroi mes tjerash presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pas takimit bilateral në Romë me homologun e tij italian Serxho Matarella, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë dhe zhbllokimin e fillimit të bisedimeve të vendit me BE-në.
Ai informoi se me siguri gjatë ditëve të ardhshme do të dorëzojmë propozime, të cilat do të bazohen në planet e veprimit, bashkëpunimin sektorial, të cilët, siç tha, i bëmë edhe në nëntor dhe dhjetor, i dorëzonim edhe në Bruksel dhe në Sofje. Theksoi se nuk ka risi në atë pjesë, ndërsa është përfshirë edhe infrastruktura rrugore dhe energjetike, bashkëpunimi mediatik, kultura, arsimi…
“Është shumë me rëndësi nëse gjatë kësaj do të ruhen interesat e rëndësishme vitale maqedonase dhe shtetërore”, ishte decid presidenti Pendarovski.
Qëndrimi i Sofjes, të cilin në këtë moment e formulon vetëm presidenti Radev, sepse nuk ka institucione të tjera funksionale, theksoi Pendarovski, është se dera nuk është mbyllur sa i përket propozimit portugez. Tha se kjo është e tëra që e dimë sa i përket qëndrimit të Sofjes për propozimin portugez.
“Ne tani kërkojmë të fillojmë bisedimet, ndërsa mëtutje përgjatë viteve mundet të gjitha kërkesat nga deklaratat dhe rezolutat e tyre t’i vendosin në tavolinë. Megjithatë flasim që të fillojmë me procesin”, deklaroi Pendarovski.
Sa i përket monitorimit nga ana e BE-së për respektimin e asaj për çka janë marrë vesh, shefi i shtetit theksoi se nuk do të ketë marrëveshje të re me Bullgarinë, ndërsa se vendi nuk ka kurrfarë problemi me atë monitorim.
Sa i përket mundësisë për hapjen e një kapitulli të posaçëm, i cili do të kishte të bënte me respektimin e asaj për çka janë marrë vesh, Pendarovski tha se nuk ka problem me kapituj të posaçëm, e as me udhërrëfyes dhe çfarëdo lloj dokumentesh të tjera, por ajo për çka është i interesuar është përmbajtja e tyre, çka shkruan në to.
“Mund të konstatoj nga takimi im me Radevin dhe paraprakisht me kontaktet e tjera me të, është e pakontestueshme një punë, presidenti Radev flet me retorikë krejt të ndryshme nga paraardhësit e tij në Qeverinë bullgare, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Jashtme dhe po tenton që ta lëshojë topin dhe po tenton që të kthejë me fjalor kulturor. Ai u përmbahet kërkesave thelbësore bullgare, ai nuk na fyen, dhe kjo tashmë tregon se ai është një njeri që është serioz, i qëndrueshëm dhe nuk ka ndërmend të fitojë vetëm pika politike duke fyer ndonjë nga fqinjët”, tha kreu i shtetit Pendarovski .
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski deklaroi se në takim me homologun e tij italian Serxho Matarella kanë marrë mbështetje të plotë për integrimet tona evropiane dhe se Italia do të angazhohet jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili shumë gjatë po pret në dhomën e pritjes të integrimeve evropiane.
Deri në fund të këtij viti, pas 20 viteve, siç paralajmëroi Pendarovski, në vend për vizitë zyrtare pas pavarësimit duhet të vijë shefi i shtetit italian.
“Italia është shtet i rëndësishëm në BE. Italia ishte një nga avokatet më të zëshme që Ballkani të integrohet në integrimet euroatlantike dhe është me rëndësi që një njeri, i cili është në vitin e tij të shtatë të mandatit dhe një nga burrështetasit më të respektuar evropianë ta vizitojë shtetin tonë dhe në vendin e ngjarjes të na ofrojë mbështetje për të gjitha punët e rëndësishme strategjike edhe për ne edhe për ata”, theksoi Pendarovski.