Pendarovski: Në këto ditë festive bashkë të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uroi besimtarët myslimanë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e Fitër Bajramit.

Marketing

“Në këto ditë festive të unitetit dhe respektit, të gjithë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, shembull për gjeneratat e ardhshme. Në këtë festë të madhe shënohet fundi i agjërimit njëmujor ku secili besimtar në mënyrë të sinqertë e hap zemrën për besimin dhe dashurinë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i dhënies, ndihmës dhe uniteti dhe kjo përforcon besimin në të mirën, drejtësinë, kuptimi e ndërsjellë dhe respektimin. Dëshiroj që këto vlerë të jenë secilën ditë dhe të gjithë të kemi jetë të qetë dhe të lumtur, jo vetëm në ditë festive por edhe gjatë gjithë vitit”, uron kryetari Stevo Pendarovski.

Marketing