Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet pas dhe nuk do të ketë prosperitet për askënd

Javën e fundit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati për President, Stevo Pendarovski sot e filloi me takime me banorët e komunave të Shkupit, Sarajit dhe Çairit.

Marketing

Duke nënvizuar se para pesë vjetësh ka premtuar se do të jetë Presidenti i të gjithëve pa dallim nga përkatësia fetare ose nacionale, Pendarovski tha se të gjithë qytetarët i ndjen si të vetët. Theksoi se tek ai dyert ishin të hapura pa dallim se a kanë ardhur maqedonas, shqiptarë, turq apo qytetarë të ndonjë nacionaliteti tjetër etnik ose dikush i cili nuk ka votuar për të. Në këtë drejtim Pendarovski tha se në çdo rast ka qenë me popullin e vet, ka ndihmuar këdo dhe kudo dhe shtoi se nëse në shtet i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike dhe për si rrjedhim nga kjo disa të kenë privilegje më të mëdha se të tjerët, shteti jo vetëm që do të qëndrojë në vend por edhe do të kthehet pas dhe nuk do të ketë prosperitet për askënd.

“Nëse shteti nuk shkon përpara, këta të rinj këtu që i shikoni, që kanë mbetur, nuk do t’i shikoni. Do të shkojnë ku ka punë më të mirë, të krijojnë familje dhe të jenë më të lumtur. Askush nuk do të na presë 20-30-40 vjet që të përmirësohemi”, tha Pendarovski.

Me qytetarët e Sarajit dhe të Çairit, Pendarovski foli edhe mbi arritjet e deritanishme të shtetit në planin ndërkombëtar, para së gjithash, për hyrjen në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Procesi i dytë, siç tha ai, do të zhvillohej me temp më të shpejt, nëse nuk ballafaqoheshim me bllokadën e brendshme nga opozita. Duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve Pendarovski theksoi se pasi të bëhemi pjesë e Evropës do të zmadhohen rrogat dhe pensionet, kurse nëpërmjet kësaj edhe standardi jetësor.

Duke bërë paralele midis garniturës së tanishme në pushtet dhe opozitës, kandidati për President Pendarovski tha se në kohën e tyre nuk kishte demokraci, përkatësisht burgoseshin njerëz edhe për ofendimin më të vogël. Kjo gjë siç theksoi Pendarovski nuk është rast tani. Tani çdo njeri është i lirë të thotë çfarëdo dhe më e rëndësishmja, nuk ka tensione ndëretnike. “Prandaj kemi detyrë më 24 prill dhe më 8 maj ta zgjedhim opsionin e vërtetë, sepse e di se të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës nga ndarjet. Na duhet bashkëjetesë”, përfundoi Pendarovski

Sot Pendarovski do të bisedojë edhe me qytetarët e Komunës Gjorçe Petrov, kurse në mitingun qendror do të mbajë fjalim në Gazi Babë.

Marketing