Pendarovski: Nëse nuk anëtarësohemi në BE, s’mund ta ndalim emigrimin

Kandidati për president Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm në Prilep tha se vendi mund të bëhet anëtar i BE-së, madje të ketë edhe standard më të mirë të jetesës. Ai tha se nëse nuk anëtarësohemi së shpejti në BE atëherë vetë s’mund ta ndalim emigrimin

Marketing

“Kjo është arsyeja pse është e domosdoshme hyrja në BE në mënyrë dinjitoze. Nuk duhet të privohemi nga ajo se kush jemi dhe çfarë jemi, gjuha dhe identiteti ynë janë të garantuara. Opsioni me të cilën përfaqësohem dhe jetoj nuk mund të na kthejë sërish në baltën ballkanike, por në një mjedis të begatë evropian”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Marketing