Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën nesër, presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvilloj vizitë zyrtare në Shqipëri. Të dy presidentët do të zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.
Gjithashtu, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dypalësh dhe do të vizitojnë Shtëpinë Muze Sterjo Spasse në Gollomboç. Më pas të dy Presidentët do të vizitojnë edhe disa prej atraksioneve turistike të Pustecit dhe vijojnë për një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit.
Vizita e radhës e Pendarovskit në Shqipëri është e dyta brenda mandatit të tij si President.