Pendarovski: Nga janari Maqedonia pjesëmarrëse në takimet e vendeve anëtare të NATO-s

Nga mesi i muajit janar, Maqedonia edhe zyrtarisht do të mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote. Këtë e ka bërë të ditur, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski.

Marketing

Ai ka deklaruar se në takimin e fundit me përfaqësuesit e NATO-s nuk ka pasur vërejtje të veçanta dhe se vlerësimi ka qenë pozitiv.

Pendarovski është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në fillim të vitit 2020.

Marketing