Qëllimi ynë nuk është vetëm të jemi anëtare nominale, por anëtare e cila do të kujdeset edhe për sfidat më të gjera të sigurisë dhe aktivisht do ta mbështesë sigurinë globale…Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë vendi në mënyrë të padiskutueshme hyri në ujërat më të qeta, por jemi larg nga ajo që të konfirmojmë se sfidat janë pas nesh. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal, sulmet kibernetike, luftërat hibride nuk do të zhduken. Jemi të vetëdijshëm se mënyra më efikase për ballafaqim me të a.q. kërcënime jo tradicionale të sigurisë që janë lartë në agjendën e NATO-s, është përballja e përbashkët me to. Shkëmbimi informacioneve dhe bashkimi i resurseve të vendeve-anëtare dhe vendeve partnere mund vetëm të kontribuojnë për përballje më të mirë me sfidat”, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pemdarovski në fjalimin para pjesëmarrësve në punëtorinë me temë “Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor”. që sot po mbahet në Ohër.
Sipas Pendarovskit, depërtimi strategjik kyç që vendi e ka bërë në fushën e sigurisë pa dyshim është ftesa për anëtarësim në NATO, dhe kjo pas viteve turbulente në rajon, nga luftërat e përgjakshme etnike e deri te konflikti në vend në vitin 2001, për të cilin vuri në dukje se kërcënohej se do ta hedhë vendin në humnerë të përplasjes etnike. Këtu ika theksuar edhe vitet e gjata të regjimit autoritar me vendin për të cilat tha se e kanë larguar shtetin nga vlerat perëndimore dhe evropiane dhe e kanë shtyrë integrimin euroatlantik.
Pendarovski përkujtoi se hyrja në NATO nënkupton ulje në tryezë të njëjtë dhe zë të barabartë me anëtaret e tjera, që do të thotë se 29 vende do të angazhohen ta mbrojnë sigurinë tonë, për të cilën theksoi se është themel i prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Ai tha se në cilësi të anëtares së ardhshme të plotfuqishme të Aleancës, fuqimisht e mbështet pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet dhe operacionet e Aleancës.
“Vendi ishte cak i ndikimit të dëmshëm nga palët e treta të cilat dëshironin ta pengojnë verdiktin e qytetarëve dhe ta parandalojnë formimin e Qeverisë demokratike. Ato kërcënime hibride dhe ndikimet malinje do të vazhdojnë të jenë këtu, për këtë nevojitet bashkërisht të kundërshtohemi. Perspektivat e integrimeve euroatlantike vazhdojnë të jenë faktor kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e demokracisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe sot. Progresi lidhur me integrimet euroatlantike si dhe perspektiva evropiane e rajonit është i dukshëm. Jam i bindur se ajo agjendë e dyfishtë integruese është situatë vin vin edhe për rajonin edhe për NATO-n dhe BE-në nga ana tjetër. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballet BE-ja, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, tha presidenti Pendarovski.