Pendarovski: Partitë të dakordohen për ndryshimet kushtetuese

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka ftuar partitë politike që të dakordohen rreth ndryshimeve kushtetuese. Ai ka shprehur gatishmërinë që të thirrur në një tavolinë të gjithë liderët e partive politike, por sipas tij deri sa nuk ka një pajtueshmëri mes partive nuk sheh arsye për të ftuar një takim liderësh.

Marketing

“Unë jam i hapur për takime apo forume të tilla, por patjetër që të ketë pajtueshmëri nga dy apo tre, ose pesë palët e supozuara pjesëmarrëse. Në këtë moment nuk ka një pajtim të tillë. Pra, varet, nëse dëshirojmë të flasim për modelin kroat, pala tjetër thotë se atë çështje e kemi mbyllur para 20 viteve, nëse pala e parë thotë që të flasim për hyrjen e bullgarëve në kushtetutë dhe pse jo, sepse ajo është kushti thelbësor për të vazhduar tutje drejt Bashkimit Evropian, pala tjetër thotë jo. Pra, nuk mundet asnjë të ulet për bisedime me forcë.”, – deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.

Këto komente, presidenti i vendit Stevo Pendarovski bëri në Tetovë, ku morri pjesë në një ligjëratë në Universitetin e Evropës Juglindore.