Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Gjendja në vend është stabile

Kreu i shtetit, Stevo Penadarovski  tha sot se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare është konstatuar se vendi është në gjendje stabile dhe se nuk ka ndonjë rrezik që do të cenonte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Pendarovski theksoi se në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për  implikimet e sigurisë që lidhen me vendosjen e rrjetit 5G në vendin tonë.

Marketing

“Pika kryesore e rendit të ditës ka qenë gjendja politike dhe gjendja e sigurisë në vend dhe në rajon. Kjo gjithashtu është mbledhja e parë e Këshillit të Sigurimit pasi që jemi anëtarësuar në NATO.. në muajin mars të këtij viti. Përfaqësuesit e shërbimeve përkatëse dhe ministrive referuan për dinamikën e brendshme të sigurisë dhe në rrethin tonë. Këshilli ka konstatuar se gjendja në vend dhe rajon është stabile dhe se nuk ka indikacione për rrezik të sovranitetit dhe integritetit terroterial të vendit tonë”, tha mes tjerash Pendarovski.