Pendarovski pas vizitës në Prishtinë: I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për vizitën zyrtare që sot e pati në Kosovë dhe takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Marketing

Ai, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se në takimi e parë që e pati me Osmanin biseduan mbi temat aktuale të marrëdhënieve dypalëshe.

“Biseduam edhe për perspektivën evropiane të të dy shteteve, sfidat në plan rajonal dhe multilateral, si dhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Me Kosovën kultivojmë marrëdhënie miqësore dhe dinamike, të bazuara në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, ka shkruar Pendarovski.

Pendarovski për takimin me Kurtin ka pohuar se Maqedonia e Veriut jep kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet KFOR-it.

“Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka theksuar Pendrarovski.