Pendarovski për ERT: Maqedonia e Veriut dhe Greqia bashkërisht do të ndërtojnë një të ardhme evropiane

Përmes Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e veriut dhe Greqia, përfundimisht janë miq dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e evropiane për të dy popujt dhe për të dyja shtetet, thotë presidenti i porsazgjedhur Stevo Pendarovski, i cili së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, në deklaratën për televizionin shtetëror grek ERT, shkurt pas përfundimit të pres konferencës së mbrëmshme në shtabin e LSDM-së flasin për miqësi midis të dyja vendeve fqinje sipas Marrëveshjes së Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Ky rezultat është konfirmim i qartë i shumicës së qytetarëve dhe vullnetit të tyre që ta mbështesin Marrëveshjen e Prespës dhe e dyta kjo shumicë tregoi në raundin e dytë të zgjedhjeve është votë e qartë të shumicës për rrjedhën tonë evropiane. Ne mund të jemi atje vetëm të mbështetur nga miqtë tanë grekë. Dje përfundimisht përmes Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut dhe Greqia përfundimisht janë miq dhe së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen evropiane për të dy popujt dhe të të dyja shtetet”, thotë Pendarovski.

Me vlerësim të ngjashëm doli edhe kryeministri Zaev.

“Shpresoj se miqësia do të jetë sinjal dhe shembull i mirë për pjesën tjetër të botës. Ejani të ndërtojmë miqësi të madhe midis dy kombeve tona”, tha Zoran Zaev.

Marketing