Pendarovski: Për fat të keq, duhet të zbatojmë taksë ekologjike

I pari i shtetit, Stevo Pendarovski ka dalë në mbështetje të vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës ekologjike për 3.5 denarë.

Marketing

Thotë, se ky vendim është trend në Evropë.

“Për fat të keq, duhet të shkojmë me disa lloje të taksës ekologjike. Ky është trend në Evropë. Mbrojtja e mjedisit jetësor, do të thotë shumë para. Ne do të kemi mbështetje të madhe nga BE-ja për këtë pjesë dhe para se të bëhemi anëtare, megjithatë vetë nuk mund të shtyjmë atë”, tha Pendarovski në intervistë për Televizionin “Sitel”, duke shtuar se nuk ka shtet evropian që ulë taksat ekologjike.

Marketing