Pendarovski: Për fitoren time nuk i kam borxh askujt!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) Stevo Pendarovski në lidhje me mbi 400 mijë votat që ia siguruan postin e presidentit duke u përgjigjur në pyetjen e emisionit “360 Shkallë” se: “A ndjeni borxh ndaj ndonjë partie të koalicionit qeverisës?” u përgjigj i prerë se jo.

Marketing

“Jo. Unë i shoh ata secili nga partnerët e koalicionit dëshiron të tregojë se investimi i tyre ka qenë më i madh dhe liferojnë me numra që absolutisht nuk janë reale. Nuk dua të them se numrat e mi janë merituar vetëm nga unë ato 433.000 vota janë gjithsesi vota të partnerëve të koalicionit 31 partnerë të koalicionit apo parti politike. Kuptohet ka edhe qytetarë që nuk janë grupuar në parti politike qytetarë të të gjithë komuniteteve etnike. Besoj se këto 433.000 vota janë njerëz me emër dhe mbiemër të cilët në mënyrë individuale duke mos i dëgjuar direktivat e partisë vendosën të votojnë për mua” tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski gjithashtu ka thënë se nuk do të jetë oponentë i ish presidentit Gjorge Ivanov që të nënshkruajë çdo ligj që do të miratohet në Kuvend por do t’i analizojë në mënyrë individuale: “Ai nuk nënshkruante ligje me këtë pushtet kurse nënshkruante çdo gjë me pushtetin e kaluar”.

Marketing