Pendarovski për vizitë zyrtare në Greqi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski prej sot e fillon vizitën zyrtare dyditore në Greqi, që njëherë është edhe e para e nivelit më të lartë në mes të dy shteteve, duke pasur parasysh se deri më tani, asnjë president i vendit tonë nuk e ka vizituar Athinën, dhe asnjë president grek nuk ka qenë në Shkup.

Marketing

Presidenti Stevo Pendarovski do të pritet nga Presidentja greke Katerina Sakelaropoulou  në një ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake në Pallatin Presidencial në Athinë, pas së cilës ata do të kenë një takim “tete-a-tete” para takimit plenar të delegacioneve të dy vendet.

Gjatë vizitës dy-ditore, Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, si dhe kryetarin e Athinës Kostas Bakojanis.

Marketing