Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Polonisë.
Në Varshavë, presidenti Pendarovski do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, pas së cilës do të mbahet takim mes dy presidentëve. Gjithashtu është planifikuar një takim plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë.