Pendarovski përcolli Ivanovin nga Villa Vodno

Këtë pasdite pas dy mandateve Gjorge Ivanovu larguar nga “Villa Vodno”. Ai u përcoll nga presidenti i ri Stevo Pendarovski.

Marketing

Ivanov dhe Pendarovski më para realizuan takim dhe më pas u takuan edhe me të punësuarit në kabinetin e presidentit.
Ivanov vendosi të përshëndetet me qytetarët në rrjetin social facebook.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, ka shkruar Ivanov.

Pendarovski menjëherë pas inaugurimit ka zhvilluar takime bilaterale me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe më pas pritet të zhvilloj takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Marketing