Pendarovski: Pranoj debat me të gjithë kundërshtarët

Kandidati për president Stevo Pendarovski e pranoi ftesën e shërbimit publik kombëtar për të marrë pjesë në debat me të gjithë kandidatët kundërshtarë në garën presidenciale:

Marketing

“Vendosa ta pranoj ftesën për debat të përbashkët në shërbimin publik kombëtar – Radio Televizionin e Maqedonisë, duke pasur parasysh se të gjithë kundërshtarët e mi e pranuan ftesën për të marrë pjesë në debat.

Gjithashtu, dua t’ju informoj se mbetem në qëndrimin e deklaruar më parë se është e nevojshme të ndriçohet rasti në të cilin publikisht janë paraqitur indikacione se shërbimi publik është përdorur për të krijuar sondazhe të rreme dhe debate për vlerësimet e partitë politike dhe kandidatët presidencialë, e me këtë edhe fabrikimi i opinionit publik.

Duke i qëndruar besnik parimit të transparencës për punën time edhe si president edhe si kandidat për president në fushatën aktuale, po e informoj opinionin për këto çështje për të cilat ka pasur interes në ditët e kaluara”, tha Pendarovski.

Marketing