Pendarovski pranon humbjen, uron Siljanovskën

Kandidati për President, Stevo Pendarovski në një far forme ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundër kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirrje për bojkot. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër, dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër.

Marketing

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president./Alsat.mk