Pendarovski: Pres që Turqia ta konfirmojë ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO

Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, porositi kreut i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin që mbajti dje për darkën e iftarit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë.

Marketing

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë sonë, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugët e saj evropiane dhe euroatlantike.

Ndonjëherë mund të kemi pasur edhe pikëpamje të ndryshme për disa çështje, por gjithmonë mund të arrish të gjesh zgjidhje më të pranueshme për të dyja palët. Prandaj, si President pres që miqtë tanë turq ta konfirmojnë këtë mbështetje duke ratifikuar protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Sepse anëtarësimi ynë në Aleancë nuk nënkupton vetëm potencialin tonë ushtarak, por edhe vlerat tona të bashkëjetesës dhe të respektit të diversitetit”, tha presidenti Pendarovski.
Prioritet i tij, siç thuhet në njoftim, është të kontribuojë në pajtimin civil.

“Qëllimi im është që në shtetin tonë evropian të promovoj vlerat të cilat afrojnë dhe jo vlera që ndajnë”, tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski, përpara të pranishmëve, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dërgoi urim për agjërim të lehtë , të mbushur me gëzim dhe me begati.

Marketing