Pendarovski: “Rruga e Maqedonisë drejt BE-së është bllokuar padrejtësisht”

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij të fundvitit, vlerësoi se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian është bllokuar padrejtësisht. Mes tjerash shefi i shtetit, theksoi se nuk duhet shpejtuar me zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, por shtoi se të gjitha forcat duhet të drejtohen në reformat brenda vendit.

Marketing

“Pasi rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është bllokuar padrejtësisht, të gjithë ne, i gjithë kombi, politikanët edhe në pushtet edhe në opozitë, në dy vitet e fundit, përveç se të zhgënjyer, jemi të preokupuar në lidhje me faktin se kur do të jepet drita jeshile nga Brukseli për fillimin e negociatave. Opinioni është dëshmitar se unë jam një nga ata të cilët në dekadat e kaluara ka qenë konsistent në qëndrimin se Bashkimi është opsioni më i mirë për ne dhe sinqerisht, mezi e pres ditën kur do t’i hapim negociatat, kurse akoma edhe më shumë ditën kur do t’i përfundojmë negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, në kontekstin aktual, kur i dimë linjat tona të kuqe dhe i mbrojmë nuk duhet të jemi të preokupuar me faktin sa kohë do t’u nevojitet të tjerëve që të ballafaqohen me të vërtetën për ne. Në vend të kësaj, duhet të jemi të preokupuar me reformat kryesore në vend nga të cilat varet cilësia e jetës së qytetarëve tanë”, porositi Pendarovski.

Marketing