Pendarovski-Sentop: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pranoi kryetarin e Kuvendit të madh kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop.

Marketing

Në takim u këmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, ku u konstatua këto janë miqësore, me kontakte intensive të nivelit më të lartë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit, siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, ndërruan mendime dhe informacione për gjendjen në dy vendet, si dhe për gjendjet aktuale në rajon.

Kryetari Pendarovski shprehi kënaqësinë e përkrahjes së vazhdueshme të Republikës së Turqisë për aspiratat euroatlantike të vendit tonë. Kryetari shpreson se Republika e Turqisë, si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.

Kryetari Pendarovski theksoi se anëtarësimi i RMV-së në NATO në mënyrë pozitive do të ndikojë për stabilizim shtesë në rajon, si dhe për gjendjen e brendshme shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing