Pendarovski: Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar

Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar, rruga drejt pajtimit shkon nëpërmjet drejtësisë të themeluar me të vërtetë, ndërsa për drejtësinë e vërtetë është e nevojshme sundimi i së drejtës. Kështu ka deklaruar Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para Vilës në Vodno, me rastin e festimit të Ilindenit.

Marketing

Presidenti theksoi se vetëm drejtësia dhe përgjegjësia do të na rikthejë besimin e ndërsjellë dhe së bashku të ndërtojmë shoqëri të drejtë, në të cilën të gjithë vlerësohen në mënyrë të barabartë.

“Shteti është përgjegjësia jonë e përbashkët, të gjithë së bashku duhet të kujdesemi për shtetin, pa dallim feje, përkatësie etnike ose ideologjie. Dallimet e pasurojnë kulturën e shtetit.”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

Marketing