Pendarovski shpreh ngushëllime për popullin turk

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tragjedisë së termetit që ndodhi sonte në qytetin e Elazig

Marketing

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe të afërmit e të vrarëve në tërmetin në Turqi. Solidariteti me Turqinë dhe popullin turk”, është shprehur mes tjerave Pendarovski.Së paku 14 njerëz humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Turqisë.

Sipas zyrtarëve të sizmologjisë në këtë vend, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.
Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.
Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4,000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar

Marketing