Pendarovski: Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë reformat, njëjtë si Ivanov

“Kundërkandidatja ime ka qëllime të kundërta. Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë edhe reformat e brendshme dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)në organizatat ndërkombëtare, ashtu siç po e bën Ivanovi tani”, kështu ka deklaruar sot në Kumanovë kandidati i pozitës për president të RMV-së, Stevo Pendarovski , transmeton Portalb.mk.

Marketing

Më tej, Pendarovski ka deklaruar se prioritet i tij është që të sigurojë kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të RMV-së

“Si president prioritet do ta kem që të siguroj kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Do të punojë me përkushtim për pensionim më të mirë të shtetit tonë në ujërat ndërkombëtar, por edhe për përmirësim të zgjidhjeve ligjore të cilat do të garantojnë më shumë të drejta për punëtorët tanë dhe standard më të lartë të qytetarëve tanë”, tha Pendarovski.

Pendarovski ka shprehur kënaqësinë që paga minimale është rritur për 12 mijë denarë, dhe se ajo ka përfshirë të gjitha sektorët privat.