Pendarovski: Siljanovska nuk do e as që mundet të jetë president i të gjithëve

Kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka thënë se kundërkadidati në garën për president Gordana Siljanovska nuk dëshiron dhe nuk mund të jetë president i të gjithë qytetarëve.

Marketing

Pendarovski në tubimin qendror në Shkup ka thënë se ajo dëshiron vetëm që ta trashëgoj Ivanovin. Por, sipas tij vendit nuk i duhet një person sikurse Ivanovi që ka penguar proceset.

“Me ndihmën e të gjithë juve e nxorëm shtetin nga e kaluara e errët, institucionet filluan të funksionojnë, u pajtuam me fqinjët dhe u bëmë shembull për rajonin dhe për botën. Po ndërmarrim hapa serioze që të rinjtë të qëndrojnë këtu, të punojnë, të shkollohen dhe të ndërtojnë karriera dhe të krijojnë familje.

Si president i ardhshëm nuk kam ndërmend t’i ndjek përvojat negative nga e kaluara por vetëm politikat pozitive që do t’i sjell kjo qeveri dhe çdo qeveri e ardhshme. Unë jam i gatshëm të jem president me plotë kuptimin e fjalës”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.