Pendarovski: Të gjejmë datë për zgjedhje ose na pret krizë politike

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski propozon që liderët të ulen dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve në të kundërtën vendin mund të përballet me krizë.

Marketing

“Që sot të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me liderët e partive për zgjedhjet, në të kundërtën vijon krizë e thellë politike dhe e sigurisë” u shpreh Presidenti.

Ai tregoi po ashtu se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me krerët e dy partive më të mëdha në vend, atë të LSDM-së Zoran Zaev dhe atë të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski.

Duke qenë se dallimet mes tyre për datën e zgjedhjeve janë 1 ose 2 javë, kreu i shtetit kërkoi që të kapërcehet kjo dhe të gjendjet zgjidhje, sepse siç tha nuk bëhet fjalë për dallime me muaj apo vite, por për çështje ditësh.

I pyetur për takim liderësh, Pendarovski tha se nuk do të ketë takime të formatit që janë bërë deri më tani, me të gjithë liderët e partive politike. Kjo sepse dallimet më të mëdha janë vetëm mes LSDM dhe DPMNE-së, ndërsa qëndrimet e partive të tjera janë se pajtohen me datat 5 korrik ose 19 korrik, shpjegoi Presidenti.