Pendarovski: Të jetë i përjetshëm Ilindeni, të na rrojë Republika

Urime na qoftë 2 Gushti – Dita e Republikës. Në këtë ditë me falënderim përkujtohemi për çmimin të cilin të parët tanë – ilindenasit dhe pjesëmarrësit në Luftën Nacional Çlirimtare dhe Antifashiste e paguan për lirinë dhe shtetësinë tonë, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Marketing

Ilindeni i parë i vitit 1903 dhe Ilindeni i dytë i vitit 1944, siç thekson Pendarovski, janë dëshmi për vullnetin e tyre të paluhatshëm dhe aspiratën për shtet të pavarur.

“Ata janë personifikim i luftës së përbashkët të të gjithë njerëzve për drejtësi, barazi, demokraci dhe jetë dinjitoze, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, ideologjike, sociale ose tjetër përkatësie. Të jetë i përjetshëm Ilindeni. Të na rrojë republika”, shkruan Pendarovski.