Ballina Lajme Maqedoni Pendarovski: Të ruhet uniteti Evropian dhe transatlantik

Pendarovski: Të ruhet uniteti Evropian dhe transatlantik

Edhe përkundër luftës në Ukrainë, sfidat dhe shumëfishimi i krizës inkurajojnë solidaritetin e treguar, jo vetëm në nivel evropian, por edhe solidaritetin transatlantik, i cili është në një nivel që nuk ka qenë ndër vite, theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Marketing

I pyetur për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, presidenti Pendarovski theksoi se ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon, të cilat Rusia sërish përpiqet t’i destabilizojë.

“Kemi dy pika të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, Republika Srpska e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Regjimi i Putinit edhe para luftës në Ukrainë, është përpjekur të provokojë njerëzit atje për të minuar integritetin e këtyre dy shteteve. Unë besoj se nëse Rusia përpiqet të tërheqë vëmendjen e perëndimit nga lufta në Ukrainë, Ballkani Perëndimor është më i prekshëm ndaj propagandës sesa Baltiku. Ne duhet ta trajtojmë këtë njësoj si aleatët anëtare të NATO-s dhe si vende kandidate për BE-në.”, – deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Exit mobile version